Shërohet nga Covid-19 kryeministri i Kosovës, nesër i rikthehet punës
Më 2 gusht Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti u infektua me koronavirus. Ndërkohë mësohet se ai është shëruar plotësisht dhe ditën e nesërme do të nisë nga puna. Lajmi u bë me dije nga këshilltari i tij Xhavit Beqiri, i cili tha se më vonë do të jepen edhe detaje të tjera.
Ai qëndroi në izolim për dy javë, ndërkohë kujtojmë që vetëm një ditë para se Hoti të infektohej me koronavirus , kreu i LDK-së Isa Mustafa, mposhti infeksionin pasi qëndroi i izoluar për tre javë.
Hoti ka theksuar që të gjithë të bëjnë kujdes nga virusi dhe të respektojnë masat e vendosura nga autoritetet, ndërsa uroi shërim sa më të shpejtë për pacientët e prekur.