Sherr me bashkëshortin e alkoolizuar, nëna e tre fëmijëve mbyllet në dhomë dhe pi “bar miu”

Një ngjarje e rëndë ka ndoshur ditën e sotme në fshatin Tapi, të Kuçovës. Një 60-vjeçare, nënë e tre fëmijëve, pas një grindjeje me bashkëshortin e saj, i cili prej kohësh pinte alkool vazhdimisht ka shkuar në dhiomën e saj dhe ka pirë helm .

E moshuara është gjetur disa orë më vonë e shtirë në krevat dhe pa ndjenja nga vajza dhe dhëndrri i saj.

Ajo është transportuar urgjentisht në spitalin e Beratit, ku ndodhet prej disa orësh në gjendje të rëndë.

Sipas mjekëve gruaja ka pirë “bar miu” dhe gjendja e saj është mjaf kritike.

Familjarë të 60-vjeçares tregojnë jashtë kamerave se, ajo kishte prej kohësh grindje e debate me bashkëshortin, që pinte vazhdimisht.

Mbarime Boduri është nëna e tre fëmijëve, një vajze dhe dy djemve, këta të fundit jetojnë jashtë vendit.

SHKARKO APP