Sherri, Albin Kurti: Thaçi injorant ordiner
Deklarata e ish-liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti e bërë dje në Tiranë ku thotë se “në 4-5 vitet e ardhshme ka gjasa të ketë përsëri luftë”, ka nxitur edhe reagimin e presidentit të vendit Hashim Thaçi.
Thaçi në një prononcim për Express ka thënë se deklarata e Kurtit është qesharake, absurde dhe e rrezikshme. Ai ia ka kujtuar Albin Kurtiti se lufta në Kosovë ka përfunduar me shpalljen e pavarësisë.
“I ashtuquajturi president i Kosovës, përveç tjerash, paska thënë që deklarata ime është njëkohësisht edhe qesharake edhe e rrezikshme. Si mund të jetë qesharake diçka që është e rrezikshme? Po, pra, qenka e mundur atëherë kur injoranti ordiner të instalohet si ‘president’. E pranoj që znj. Jahjaga na paska qenë më e logjikshme se ky teveqel!”, ka shkruar Kurti.
Ai më tej ka thënë se dështimi i ratifikimit të demarkacionit me Malin e Zi më 1 shtator 2016, atë marrëveshje të 26 gushtit 2015 e vulosi si marrëveshje personale të Thaçit.
“Tash, le ta varë atë dokument tradhtie e krimi në mur të tij, ky që do të duhej ta mbante atë si aktakuzë në qeli burgu.”, u shpreh Kurti.