Sherri për taksën/Haradinaj: Rama po zbaton këshillat e Lavrovit

Pas sulmit të kryeministrit Edi Rama në lidhje me taksën, i cili tha se po baltos Albin Kurtin, ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i është kundërpërgjigjur. Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj thotë se Rama po zbaton këshillat e ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov. “I kuptueshëm frustrimi i Edi Ramës ndaj meje. E di që nuk ma fal dot që ia prisha planin serbomadh. Edi Rama pas kthimit nga Moska, vepron pa humbur kohë në zbatimin e këshillave të Lavrovit”.

Reagimi i plotë

I kuptueshëm frustrimi i Edi Ramës ndaj meje. E di që nuk ma fal dot që ia prisha planin serbomadh. Edi Rama pas kthimit nga Moska, vepron pa humbur kohë në zbatimin e këshillave të Lavrovit. Uroj që Kryeministri Kurti të vazhdojë rrugën time të bllokimit të shtegut të Edi Ramës e të tjerëve për copëtimin e Kosovës dhe fuqizimin e Serbisë e Rusisë në rajonin tonë, duke mbajtur taksën deri në kontratën finale për njohje. Të tjerat janë tashmë histori.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?