Shesheli djeg flamujt e Kosovës, BE-së dhe NATO-s

Vojislav Sheshel ka mbledhur “radikalët” e vet për të bërë “gjeste provokuese” duke djegur kështu flamujt e Kosovës, BE-së dhe NATO-s.

Pikërisht politikani radikal serb Sheshel, ka thënë që Serbia asnjëherë nuk guxon të bëhet pjesë e NATO-s e as e BE-së edhe pse “regjimi i tanishëm” siç e quan qeverinë aktuale në krye me Aleksandar Vuçiçin po punon në këtë drejtim.

“Ndërsa nënkryetari i Partisë Radikale Serbe, Nemanja Sharoviç ka deklaruar se Aleksandar Vuçiç është treguar “vullnetar” në instalimin e një regjimi ashtu siç e kërkon NATO-ja,” transmeton B92.

Mes tjerash në vendin e ngjarjes nuk është vërejtur sigurimi i vendit, nga forcat policore.
Ndërkohë që pak më tutje në qendër të Beogradit nuk është ndalur as komunikacioni, edhe pse aty ku ishin mbledhur “radikalët” ishte bërë një kaos, me djegien e flamujve.
Madje Vojislav Sheshel është fotografuar me një flamur në dorë, i cili ishte duke u djegur.

SHKARKO APP