Shfuqizimi i Speciales/ Komandantët tërhiqen nga iniciativa…

Tre liderët politikë në Kosovë duket se janë tërhequr nga iniciativa për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, pavarësisht se 43 deputetë kishin firmosur pro shkrirjes së saj.

“Gjykata Speciale nuk mund të shfuqizohet dhe nuk do të shfuqizohet”, deklaroi Presidenti Hashim Thaçi, ndërkohë që gazeta Zëri shkruan se edhe dy liderët e tjerë janë tërhequr nga iniciativa për zhbërjen e Speciales.

Kryeministri Ramush Haradinaj në një intervistë për DË është shprehur se nuk besonte se do të shkohej deri në shfuqizimin e Speciales.

“Gjykata ekziston. Ajo është krijuar, votimi është bërë në parlament dhe ndryshimet kushtetuese për të janë votuar. Ideja e parlamentarëve ka të bëjë me procedurën e gjykatës, por nuk shkon deri në nivelin e ndalimit të gjykatës.

Gjykata vetë i ka marrë 80 vota. Kjo përbën dy të tretat. Ekziston një amandment i kushtetutës sonë. Ne kemi rënë dakord për këtë. [Ligji i ri] Është ligji për mënyrën e procedimit, procedimit të gjykatës, ajo çka kanë inicuar për shfuqizim parlamentarët, me idenë e ndryshimit të ligjit, ligjit ekzistues, por kjo nuk e arrin nivelin e ndalimit të vetë gjykatës.

Gjykata është krijuar me një amendament kushtetues dhe nuk vihet në pyetje”, ka deklaruar Haradinaj.

SHKARKO APP