Shifra të frikshme, 10 të vdekur dhe 111 raste të reja nga Covid-19
Dhjetë persona të vdekur dhe 111 persona të infektuar është bilanci i 24 orëve të fundit në Kosovë. Instituti i Shëndetit Publik në Kosovë bën të ditur se janë kryer 448 teste gjatë 24 orëve të fundit. Bashkë me rastet e fundit, numri total i të infektuarve ka shkuar në 12 448 raste nga kryerja e mbi 47 mijë testeve në total. Bashkë me 10 viktimat që kanë humbur jetën gjatë ditës së fundit, në total deri tani Kosova numëron 467 të vdekur nga Covid-19.