Shkarkohen 4 punonjës të policisë kosovare, lejuan të kalonte serbi Gavriç me 13 kg tritol
Katër punonjës të policisë kosovare janë shkarkuar nga detyra.
Ata i përkasin komunitetit serb dhe kanë qënë në shërbim ditën kur Sllobodan Gavric kaloi kufirin dhe hyri në territorin e Kosovës me automjetin e tij në të cilin u gjetën 13 kg eksploziv.
Policia e Kosovës ka konfirmuar për Radion Evropa Lirë, se ka pezulluar me pagesë katër punonjës kufitar të Policisë së Kosovës në Jarinjë.
Zyrtarët e lartë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, kanë deklaruar se po hetohen të gjithë zyrtarët që mund të kenë bërë lëshime në vend kalimet kufitare në veri të Kosovës.
Ministri Skënder Hyseni, ka deklaruar se “do të merren masa ndaj çdo zyrtari përgjegjës që mund të ketë bërë lëshime në këtë rast”.
Në lidhje me masat e sigurisë në Kosovë, ministri Hyseni deklaroi se “Organet e sigurisë, Ministria e Punëve të Brendshme,
Policia e Kosovës, dhe të gjitha agjencitë e tjera që kanë në kompetencë ose në dikaster të tyre çështje të sigurisë dhe të rendit, do të jenë në mënyrë permanente vigjilente sa u përket akteve të mundshme të dhunës të çfarëdo natyre”
Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, ka kërkuar ngritjen e nivelit të sigurisë së përgjithshme në Kosovë dhe u ka bërë thirrje shteteve të rajonit, të bashkëpunojnë kundër rasteve të dyshuara terroriste.
Ende nuk ka ndonjë version zyrtar për qëllimet që kishte shtetasi serb që u arrestua me 13 kg eksploziv ndërsa vetë 46 vjecari Sllobodan Gavric ka deklaruar se kishte për qëllim që ta shiste eksplozivin.
janë shkarkuar nga detyra.