Shkeli orën policore, gjobitet ministri i Drejtësisë

Ministri i Drejtësisë në Kosovë Selim Selimi është ndëshkuar me masë administrative gjobë, pasi ka thyer orën policore të vendosur nga autoritetet shëndetësore.

Lajmin e ka bërë me dije vetë ai me anë të një statusi në rrjetet sociale. Selimi thotë se edhe pse personeli i drejtësisë është i përjashtuar nga rregulli për lëvizje pas orës 19:00, e ka paguar dënimin për shkak të sjelljes së policisë.

“Është i vërtetë lajmi që sot jam dënuar për thyerje të masave qeveritare për pandeminë. Edhe pse sipas pikës 25.1 të vendimit për masa për mbrojtjen nga pandemia COVID-19, nga kufizimi i lëvizjes pas orës 19:00 janë të përjashtuar personeli i drejtësisë, kam pranuar ta paguaj dënimin, për shkak të sjelljes profesionale të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, Gentianit dhe ekipës së tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kosova ka një polici të respektuar dhe dënimi i shqiptuar ndaj meje dëshmon se në shtetin tonë askush nuk është mbi ligjin”, ka shkruar Selim Selimi në rrjetet sociale.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?