Shkëmbim territoresh Kosovë- Serbi? Përfaqësuesi i BE siguron: Nuk është në agjendë

I dërguari i BE për dialogun, Lajçak ka siguruar Kosovën se nuk është në axhendë një marrëveshje për shkëmbimin e territoreve dhe nuk do të ketë pasi duhet një marrëveshje që qetëson situatën

“Kemi parë një reagim shumë të fuqishëm negativ ndaj idesë për shkëmbimin e territoreve – në Kosovë, në vendet e tjera në rajon dhe në vendet e BE-së. Kjo më dërgon te përfundimi se ajo nuk është në agjendë dhe as nuk duhet të jetë në agjendë”, theksoi Lajçak. Shefi i BE-së për politikë të jashtme, Josep Borrell, nuk e kishte përjashtuar plotësisht mundësinë e shkëmbimit të territoreve më herët gjatë kësaj jave. Ai tha për mediet kosovare se marrëveshja dhe përmbajtja e saj janë përgjegjësi e dy vendeve dhe se BE-ja nuk mund të përcaktojë asgjë. Borrell ka theksuar se BE-ja është duke e synuar një marrëveshje ligjërisht të zbatueshme”, tha Lajçak.

“Na duhet një marrëveshje që e qetëson situatën”, tha përfaqësuesi special i BE-së dhe ish-ministri i jashtëm sllovak. Reagimet ndaj idesë së një shkëmbimi të territoreve do të dëshmonin shumë qartë se “kjo do ta sillte saktësisht të kundërtën”, shtoi ai.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?