Shkon në 3 numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë

Ka shkuar në tre numri i personave të prekur me koronavirus në Kosovë.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, konfirmoi se bëhet fjalë për një të afërm të 77-vjeçarit nga Vitia.

Ndërkohë dje janë konfirmuar rastet e para me koronavirus në Kosovë, një 77 vjeçar nga Vitia dhe një 20 vjeçare shtetase e Italisë por që ishte me qëndrim në Klinë. Pas konfirmimit të këtyre dy rasteve, komuna e Klinës dhe Vitisë janë në karantinë.

Qeveria e Kosovës ka marrë disa masa në mënyrë që të parandalohet përhapja e koronavirusit. Në mbledhjen e djeshme të qeverisë u vendos të mbyllen të gjithë kufijtë, lokalet e qendrat tregtare.

SHKARKO APP