Shpend Ahmeti: Thaçi të mos bëjë asnjë takim me Vuçiç pa u mbledhur Kuvendi

Kryebashkiaku i Prishtinës, Shpend Ahmeti, është shprehur i shqetësuar për deklaratën e dhënë nga Këshilltari i Presidentit, Doanld Trump për Sigurinë, John Bolton, i cili deklaroi se SHBA do t’ua lerë në dorë palëve arritjen e marrëveshjes.

Ahmeti thotë se Kuvendi i Kosovës nuk duhet të lejojë asnjë takim të Hashim Thaçit, pa u marrë më parë vendim konsensual në Kuvend.

“Deklarata e këshilltarit për Siguri Kombëtare e Presidentit të ShBA se ata nuk do të pengojnë shkëmbimin e territoreve në qoftë se pajtohen Serbia dhe Kosova është tashmë dëshmi se qëndrimi amerikan për dialogun dhe zgjidhjen Kosovë-Serbi ka ndryshuar. Nuk duhet të lejohet as edhe një takim i palëve pa u taku Kuvendi dhe pa diskutu platformë e ekip negociator. por, Kuvendi i Kosovës ende në pushim!!!””,- shkruan Shpend Ahmeti.

SHKARKO APP