Shpërthen bateria e ‘iPhone6’, shitësi rrezikon jetën (Foto)

Një shitësi celularësh i është rrezikuar jeta në Shtime të Kosovës, pas shpërthimit të një baterie telefoni.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kaluar, por fatmirësisht, nga shpërthimi i baterisë nuk ka persona të lënduar.

Pronari Urim Krasniqi tha për Telegrafin se rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:00, ndërsa bateria e plasur i përkiste një iPhone 6.

Ndryshe, pajisjet e ndryshme teknologjike shpesh-herë kanë rrezikuar jetën e njerëzve, nga shpërthimi i baterive, shumë persona kanë marrë lëndime e disa prej tyre edhe kanë humbur jetën.

SHKARKO APP