Shpërthen kreu i diplomacisë kosovare, Hoxhaj në Varshavë e krahason Daçiçin me Millosheviqin

Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj është treguar majft i ashpër ndaj homologut të tij serb Ivica Daçiç gjatë një takimi të ministrave të Jashtëm të Vishegradit dhe Ballkanit që u mbajt në Varshavë të Polonisë.

Ai e ka krahasuar me Sllobodan Miloshevicin sjelljen dhe diskursin e Daçiç në raport me Kosovën dhe përpjekjet e tij për ta penguar Kosovën në forcimin e shtetësisë dhe integrimit në BE.

“Unë fola për rikthimin e historisë. Por nuk e Imagjionva ta shoh Dacicin e rikthyer.

E mbaj mend atë në vitet 90-ta kur ishte zëdhënës i Millosheviqit, i një regjimi që i ka bërë aq dëme Ballkanit dhe Kosovës.

Është për keqardhje kur e shoh Ivica Dacic si flet dhe sillet. Deshti apo jo, Kosova është e pavarur dhe do të jetē çdo herë e tillë” ka thënë Hoxhaj.

Daçiç në fjalimin e tij më shumë ishte ankuar në BE-në se herë përpiqet ta trajtoj Kosovën si gjoja rast të veçantë e në anën tjetër këtu në Varshavë e trajton si shtet.

SHKARKO APP