Shpërthim në veri të Mitrovicës, banorët: Ndihemi të frikësuar

Rreth orës 23:10 ka shpërthyer një granatë në veri të Mitrovicës, saktësish në rrugën “Shumadica”. Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti.

Ai tha se granata është hedhur mbi një puset në rrugën “Shumadica”. “Nga betonimi përreth ku është hedhur granata dhe nga dridhjet që janë shkaktuar janë thyer dy-tri xhama të një shtëpie të banuar me serb. Nuk ka të lënduar”, ka thënë Hoti për Telegrafin.

Policia e Kosovës ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po heton rastin. Ndërkaq, banorët thonë se ndjehen të frikësuar, pas shpërthimit të granatës.

SHKARKO APP