“Shqipëria dhe Kosova mund të bashkohen”

Ish-ambasadori britanik në Serbi, Ivor Roberts, shprehet se nuk sheh arsye që Shqipëria dhe Kosova të mos bashkohen.

“Nuk shoh arsye, që pas një kohe, të mos bashkohen Kosova dhe Shqipëria në një shtet të vetëm, nëse këtë e duan”, ka thanë ish-ambasadori britanik për B92. Sipas tij, kufijtë në Ballkan mund të korrigjohen për paqe të përhershme.

“Gjithashtu një vend që nuk ka zgjidhur çështjen e kufirit nuk mund t’i bashkohet BE-së. Në këtë pikë, Britania e Madhe, duhet të dalë nga BE pasi ka mosmarrëveshje me tre vende”, shprehet Roberts.

Për Roberts veriu i Kosovës duhet ti kthehet Serbisë, kurse Lugina e Preshevës t’i kthehet Kosovës.

“Kufijtë në radhë të parë duhet ti kontribuojnë sigurisë dhe stabilitetit. Kjo do të zgjasë deri atëherë kur ato do të bëhen krejtësisht të parëndësishëm”, tha ai./dritare.net

SHKARKO APP