Shqipëria dhe Kosova po i largohen njëra tjetrës në tregti! Zbehet vrulli i shkëmbimeve tregtare

Ritmet pozitive të rritjes së shkëmbimeve tregtare që Shqipëria njohu me Kosovën pak muaj më parë tashmë po zbehen. Referuar të dhënave të tregtisë së jashtme, në muajin shtator të këtij viti Shqipëria njohu ulje të ndjeshme të importeve dhe te eksporteve me Kosovës.

Sa i përket eksporteve, në shtator 2019 ato ishin në nivelin e 2.4 miliardë lekë duke njohur një rënie me 200 milion lekë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Edhe sa i përket importeve, rezulton se rënia është e konsiderueshme. Në shtator 2019 Shqipëria importoi nga Kosovë 759 milion lekë duke njohur një renie me thuajse 100 milion lekë.

SCAN

SHKARKO APP