Shqiprim Arifi: S’duhet të bëjmë pazare territoresh me Serbinë
Kryetari i Luginës së Preshevës, Shqiprim Arifi, thotë se ata kanë tre kushte të cilat duhet të zbatohen nga Kosova dhe Serbia për sa i përket dialogut. ”Ne besojmë që të mos ketë shkëmbim territori dhe veriu i Kosovës është pjesë e jona. Ne duhet të kemi strategjitë tona dhe s’kemi pse bazohemi të pëlqimet e Beogradit nuk duhet të bëjmë pazare me të. Po bëmë dialog atëherë humbasim”,-tha Arifi për ”Euronews Albania”.
Sipas tij, pazaret për territore do të sillnin hapjen e konflikteve të tjera. ”Nuk është e logjikshme të bëhet shkëmbimi pasi hapet pazari i Bosnjës, Maqedonisë së Veriut etj.. Përflitet hajde e ndajmë Preshevës rreth hekurudhës, një pjesë në Serbi një pjesë në Kosovë. Ne jemi radhit te politika evropiane, e cila ka qenë më të njëjtat kushte si ne pa ndryshim kufijsh dhe pazare”.
Arifi pret që fituesi i zgjedhjeve në Kosovë dhe kryeministri i ardhshëm, Albin Kurti t’i dërgojë ftesën për të qenë pjesë e dialogut Serbi-Kosovë. ”Unë e pres kërkesën që të jemi pjesë e delegacionit të dialogut dhe të kemi takime e negociata për të krijuar strategjinë”.