Shqiptarët e Preshevës: S’duam të shkojmë ushtarë për Serbinë
Shqiptarët e Preshevës refuzojnë të militojnë në ushtrinë e Serbisë. Janë mbi 1 mijë ushtarë nga Lugina që shërbejnë në ushtritë e vendeve të tjera si Kosova, Shqipëria, SHBA, Zvicër, Gjermani etj, por nuk pranojnë kurrsesi të militojnë në ushtrinë serbe.
Teksa që nga viti 2011, Ministria e Mbrojtjes e Serbisë u ka bërë disa herë thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës që të regjistrohen si pjesë e armatës e cila sipas saj po kthehet në profesioniste, por deri tani asnjë shqiptar etnik nuk është bërë pjesë e trupave zyrtare ushtarake serbe.
Kjo ndoshta edhe për faktin pasi Akademia ushtarake e Serbisë, që pas rënies së komunizmit nuk ka pranuar asnjë kandidat shqiptar i cili më pas do të ishte një nga oficerët e ushtrisë.
Ndërsa deri para disa vitesh shteti serb i përndiqte ata të rinj që nuk shkonin ushtarë duke i burgosur.