Shqiptarët në Amerikë peticion për lirimin e Haradinajt

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, komuniteti shqiptaro-amerikan ka orgabnizuar disa protesta për të kërkuar lirimin e menjëhershëm të Ramush Haradinaj.

Në Uashington protesta u zhvillua përpara ambasadës së Francës, në Nju Jork, përpara misionit të Serbisë në Kombet e Bashkuara, ndërsa në Teksas, përpara konsullatës së Francës në Dallas.

Shoqata do ti dorëzojë autoriteteve të ambasadës franceze në SHBA një peticion.  Kryetari i shoqatës “Vatra” Gjon Buçaj në një prononcim për “Zërin e Amerikës” tha se në këtë peticion do të shprehet shqetësimi për arrestimin e kreun e AAK-së.

Buçaj: Do ti shprehim faktin shqetësues të arrestimit të Haradinajt nga policia franceze dhe historitë e arrestimit të tij të mëparshme dhe shqetësimin për marrjen parasysh të flet arrestit të Serbisë, kërkesën për lirimin e tij. Në i kërkojmë që t’ia përcjellin kërkesën tonë qeverisë në Francë që të lirohet sa më parë Ramush Haradinaj.

SHKARKO APP