Shqiptari godet me thikë gruan e tij dhe arratiset, policia austriake merr në mbrojtje kopshtin e fëmijëve të tij

Në paraditen e djeshme në Linz të Austrisë, një shtetas 35-vjeçar i Kosovës ka plagosur me thikë partneren e tij dhe pastaj është arratisur. Ai ka me vete një pistoletë dhe ka ikur në drejtim të kopshtit të fëmijëve ku janë të vendosur edhe fëmijët e tij, shkruajnë mediet austriake.

Policia është mobilizuar në ndjekje të tij.

Sulmi ka ndodhur rreth orës 11.15 në një shitore në një lagje të qytetit Linz, transmeton albinfo.ch. Kosovari ka goditur me thikë partneren e tij, nënë e dy fëmijëve, duke i shkaktuar asaj plagë të rënda. Ndërsa sipas policisë, aty ka ndodhur edhe një e shtënë me armë, që mendohet të jetë shkrepur nga një pistoletë frikësuese.

Pastaj, 35 vjeçari ka marrë makinën e partneres së tij dhe ka ikur nga vendi i krimit. Policia e ka rrethuar kopështin e fëmijëve të cilin e frekuentojnë edhe fëmijët e kosovarit. Ndjekja po vazhdon.

SHKARKO APP