Shqiptari kthehet nga Amerika pas 22 vitesh, momenti kur takon vëllezërit dhe familjen (VIDEO)

Nga Bostoni i Amerikës pas 22 vjetësh shkel sërish në Kosovë. Për 45-vjeçarin Nazmi Berisha nga Gurbardhi i Malishevës  rikthimi në tokën e lindjes ishte shumë emocionues, duke takuar disa nga familjarët e tij.

Edhe e ëma e tyre, mes lotësh gëzimi mezi rrëfen përqafimin e tre bijve të saj pas kaq shumë vitesh. Mihanja u befasua edhe nga kërkesa e të birit me të hyrë në shtëpi, në fillim të këtij muaji.

Vetë Nazmiu në intervistën e dhënë për Klan Kosova tha se e kishte të pamundur që të vinte më herët në vendlindje, pasi nuk e kishte nënshtetësinë amerikane.

SHKARKO APP