Shqiptari masakron me thikë në sy të vajzës partneren 22 vjeçare

Një 23-vjeçar me origjinë nga Kosova ka goditur për vdekje me thikë partneren e tij 22 vjeçare, para syve të vajzës së tyre të vogël.

Tragjedia ndodhi jo shumë larg shtëpisë së çiftit në Hayange të Francës natën midis së dielës dhe së hënës dhe viktima mori rreth 5 plagë me thikë.

Sipas prokurorit  të Metz, Christian Mercuri, autori është i njohur për policinë dhe gjykatat, pasi ishte dënuar më herët për vepra trafiku dhe po vuante pjesën e mbetur të dënimit në arrest shtëpie nën mbikëqyrje elektronike.

I dyshuari i shpallur në kërkim është Liridon B, dhe është i njohur gjithashtu edhe për vjedhje të dhunshme, kërcënime me armë dhe një sërë veprash të tjera.

I dyshuari dhe viktima janë prindër të një vajze të lindur në vitin 2017, e cila është marrë nën kujdes nga autoritetet.

SHKARKO APP