Shtatoret e Lidhjes së Prizrenit

Në fshatin Dacaj të Komunës Rozhajë, në Malin e Zi, ndodhet një shkollë në gjuhën shqipe e cila për herë të parë u vizitua nga një President i Shqipërisë. “Është e paimagjinueshme që më herët të mendohej të vinte këtu dikush nga Shqipëria”, tha Meta.

Kreu i Shtetit u spostua më pas në Prizren të Kosovës, ku në kuadër të vitit të Skëndërbeut u përuruan shtatoret e patriotëve të Lidhjes, Ymer Prizreni, Abdyl Frashëri e Sylejman Vokshi.

Ceremonia e bëri bashkë Presidentin me kryeministrat Edi Rama dhe Ramush Haradinaj. Kreu i Shtetit theksoi se akti i jashtëzakonshëm i patriotëve të Lidhjes së Prizrenit është një mesazh për shqiptarët e sotëm: “Është një thirrje që të gjithë shqiptarët të bashkëpunojnë për prosperitetin e kombit”.

Ndërsa Edi Rama foli si Abdyl Frashëri. Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha se ëndrrat e shqiptarëve bëhen realitet nëse ata nuk heqin dorë prej tyre.

SHKARKO APP