Shtetet e Quint-it: Jemi të shqetësuar me situatën politike në Kosovë

Shtetet e Quint-it në një deklaratë dërguar sot nga Ambasada Amerikane në Prishtinë shprehen të shqetësuar me situatën politike në Kosovë.

Kosova është duke u ballafaquar me shumë sfida, ato të tanishme dhe ato afatgjata duke përfshirë këtu programin e Fondit Monetar Ndërkombëtar, situatën energjetike por edhe nevojën për zhvillim ekonomik, fuqizimin e sundimit të ligjit, perspektivën Europiane të Kosovës dhe marrëdhëniet e Kosovës me Serbinë”, thekson deklarata.

Qytetarët e Kosovës, vijohet më tej, meritojnë një Kuvend dhe Qeveri për t’u ballafaquar me këto sfida.

“Është përgjegjësi e liderëve kosovarë t’i krijojnë këto institucione, por edhe të ndërmarrin reformat e nevojshme që të parandalojnë bllokada të tilla në të ardhmen. Shpresojmë që liderët kosovarë, si në politikë ashtu edhe në shoqërinë civile, do të prijnë në zgjedhjen e kësaj çështjeje duke ofruar propozime konkrete”, thuhet në deklaratë.

Shtetet e Quint-it në deklaratën e përbashkët përfundojnë se, një parim primar dhe i rëndësishëm është se deputetët e zgjedhur në Kuvendin e Kosovës duhet të marrin pjesë në seancat e Kuvendit dhe të lejojnë fillimin e punës së saj.

SHKARKO APP