Shtrohet në spital Albin Kurti

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është shtruar në spital. Kurti është shtruar në QKUK për shkak të një infeksioni gripal.

Ish-drejtori i Shëndetësisë në komunën e Prishtinës, Arben Vitia tha se gjendja e Kurtit tashmë është e qëndrueshme.

“Albini sot në mëngjes herët ka patur një shqetësim shëndetësor, për shkak të një infeksioni gripal. Falë përkujdesjes së mjekëve në emergjencë dhe klinikës infektive në QKUK, gjendja e tij tash është më stabile. Pranë tij është kujdesi i mjekëve, familjarëve e aktivistëve. Meqenëse shenjat janë të gjitha të mira, shpresojmë që do të dalë sa më shpejt”,shkruajti ai në një postim në Facebook.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?