Shtyhet data e përgjigjeve të lotarisë amerikane për Kosovën

Për të gjithë shqiptarët e Kosovës që kanë aplikuar për lotarinë amerikane duhet të presin edhe pak kohë për përgjigjet.

Departamenti Amerikan i Shtetit ka njoftuar për shtyrjen e publikimit të përgjigjeve për në 6 qershor 2020 për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19.

Është Ambasada Amerikane në Kosovë e cila e ka publikuar fillimisht lajmin për shtyrjen e përgjigjeve.

“Departamenti po shtyn hapjen e Kontrollit të Statusit të Hyrjes për aplikantët DV-2021 nga data 5 maj deri më 6 qershor 2020. Hapja e vonuar nuk do të ndikojë nègativisht në aftësinë tonë për të proçeduar dhe planifikuar DV-2021 Intervistat, të cilat janë planifikuar të fillojnë më 1 tetor 2020”, shkruan ambasada.

SHKARKO APP