Shtyhet fluturimi i Haradinajt për në Hagë

Mëngjesin e ditës së sotme u njoftua se kryemuinistri në detyrë I Kosovës, Ramush Haradinaj do të nisej për në Hagë ku do të dëshmojë në Gjykatën Special.

Përmes një njoftimi për media të lëshuar nga Qeveria, bëhet me dije se është shtyrë udhëtimi i Haradinajt dhe shkak mësohet të jetë vonesa për disa orë e kompanisë së fluturimeve me të cilën kishte rezervuar.

“Ju njoftojmë se fluturimi me të cilin ka pasur të udhëtojë kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, për në Hagë, është shtyrë për disa orë, për shkak të vonesave të kompanisë së fluturimeve “Austrian Airlines”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, pak minuta më parë kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, ka mbërritur në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë. Fluturimi i tij për në Vienë ishte parashikuar të ndodhte në orën 12:30.

SHKARKO APP