Shtyhet heqja e vizave, 35 mijë azilkërkues

Kosovës nuk mund t’i ndihmojë as plotësimi i kritereve teknike të Udhërrëfyesit të Liberalizimin e Vizave.

Mbi 14 mijë kosovarë për dhjetë muajt e këtij viti kanë mbushur kampet e vendeve të ndryshme të BE-së, janë kartë me të cilën vendet e BE-së as në 2015 nuk do të japin dritën jeshile për liberalizim të vizave.

Burime nga vendet e Quintit kanë bërë të ditur se nuk ka asnjë shans që të ketë liberalizim të vizave edhe për së paku një vit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përveç 14 mijë kosovarëve të cilët për dhjetë muajt e fundit i kanë mbushur kampet e vendeve të ndryshme, sipas Departamentit për Shtetësi, Azil dhe Migracion pranë MPB-së, gjatë vitit 2013, numri i azilkërkuesve nga Kosova, bazuar në të dhënat statistikore të EUROSTAT-it, ka qenë rreth 21 mijë.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?