Shtyrja e vitit shkollor në Kosovë, Ministri i Arsimit: Mësuesit me probleme shëndetësore nuk detyrohen të paraqiten në mësim
Ministri i Arsimit në Kosovë, Ramë Likaj bëri me dije se është vendosur që mësuesit që kanë probleme shëndetësore, kryesisht ata në moshë mos detyrohen të paraqiten në provcesin mësimor.
Likaj thotë se ata duhet të ruhen nga COVID-19, dhe madje nuk do të humbasin asgjë pasi shpenzimet do të mbulohen nga buxheti i shtetit.
Ai gjithashtu shtoi se viti shkollor nuk u shty për ndonjë debat apo kritike por u respektua kërkesa e Sindikatave të Arsimit të cilat kishin vënë re që shkollat nuk ishin gati me kushtet për mësim gjatë pandemisë.
“Mësimdhënësit që kanë probleme shëndetësore nuk janë të të obliguar të paraqiten në procesin mësimor. Kjo për shkak të rrezikshmërisë së infektimit me Covid-19, andaj pakoja buxhetore e aprovuar nga Qeveria e Kosovës mbulon shpenzimet.
Nuk jemi duke e shtyrë fillimin e vitit shkollor për shkak se kemi ndonjë koment me ndonjë tjetrin. Qëllimi është vetëm të kujdesemi për shëndetin e personelit të mësimdhënësve dhe të shkollave, nxënësve dhe qytetarëve në përgjithësi”, ka thënë Ministri Likaj.