Shuhet ish-kryeministri i Kosovës, kush ishte Bajram Rexhepi

Bajram Rexhepi, ish-kryeministri i Kosovës në vitin 2002 ndërroi jetë në moshën 63-vjeçare.

Rexhepi ka lindur më 3 qershor të vitit 1954 në Mitrovicë. Në vitin 1979 ai përfundoi fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës, ndërsa studimet pas-universitare i përfundoi në vitin 1985 në Zagreb.

Gjatë luftës së viteve 1998-99 Rexhepi i u bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe kaloi tre muaj në male duke shërbyer si mjek në zonën operative të Shalës.

Pas luftës, Rexhepi shërbeu si kryetar i këshillit bashkiak të Mitrovicës dhe kryetar i Mitrovicës së jugut.

Më 4 mars të vitit 2002, pas tre muaj bisedimesh dhe me ndërmjetësimin e ish-kryeadministratorit të atëhershëm të Kosovës Majkëll Stainer, Kuvendi i Kosovës zgjodhi Bajram Rexhepin si kryeministrin e parë të vendit, ndërsa Ibrahim Rugova u zgjodh president i Kosovës. Gjatë periudhës 2010-2014 Rexhepi ka qenë ministër i Brendshëm i Kosovës.

SHKARKO APP