Shumica e Kryesisë së AKR-së përkrahin koalicionin me Lëvizjen Vetëvendosje
Kosova E Diel, 23 Maj 2021 04:21
Shumica e Kryesisë së AKR-së përkrahin koalicionin me Lëvizjen Vetëvendosje.
Burime të Telegrafit nga AKR, mësojnë se shumica e eksponentëve në këtë subjekt politik, janë që koalicioni parazgjedhor të bëhet me VV.
Sipas këtij burimi, kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, dhe juristi Korab Sejdiu, janë ndër më të zëshmit që koalicioni AKR-VV të jetë opsion për votuesit kosovarë në këto zgjedhje të parakohshme parlamentare.