Si do të votojnë personat me Covid-19 në Kosovë?

Me afrimin e zgjedhjeve të përgjithshme në Kosovë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është vënë në lëvizje në mënyrë që të sigurojë mundësinë e votimit edhe për personat e infektuar me Covid-19. Për këtë qëllim janë ngritur 200 skuadra të lëvizshme që do të jenë në shërbim të personave me Covid-19 në të gjithë Kosovën, në mënyrë që edhe ata të votojnë.

Sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi, kjo praktikë u ndoq fillimisht në zgjedhjet lokale të jashtëzakonshme të 29 nëntorit në Podujevë dhe Mitrovicën e Veriut. Megjithatë, ai pranon se procesi mund të jetë sfidues, për faktin se tani bëhet fjalë për 38 komuna. “Zakonisht, ekipet e lëvizshme do të përbëhen nga 4 anëtarë. Njëri prej tyre do të jetë nga ekipet shëndetësore me qëllim që të këshillojë profesionalisht anëtarët e tjerë”, thotë Elezi.

Për të realizuar sa më shpejt dhe lehtë këtë mision, KQZ do të marrë paraprakisht listat zyrtare të personave që janë me Covid-19, të cilët do të telefonohen për të konfirmuar nëse duan të votojnë, në mënyrë që skuadra e lëvizshme të shkojë në banesën e tyre. Votat e personave të infektuar llogariten si “vota me kusht”, dhe do të numërohen në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve pas ditës së zgjedhjeve dhe pas numërimit të votave të rregullta.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?