Si paraqitet gjendja shëndetësore e 53 pacientëve të shtruar tek Infektivi në Kosovë, 11 rëndë

11 pacientë që aktualisht janë të shtruar në Klinikën Infektive të Kosovës, të prekur nga COVID-19, janë në gjendje të rëndë. Kështu deklaroi mjekja Arjeta Zogaj-Berisha në një konferencë për media.

Ajo pohoi se të shtruar në spital janë 53 persona, ndërsa në pritje për të marrë përgjigje janë 7 raste.
Sipas saj, personat që janë më rëndë po trajtohen me oksigjeno-terapi, kurse në terapi intensive ndodhen dy.

“53 raste pozitiv me koronavirus, 11 me oksigjeno terapi dhe dy të tjerë të intubuar. Një grua shtatzënë nga Gjakova dhe një rast tjetër nga Prizreni. Shpresojmë që të kaloi më mirë. Por nuk mund të flasim derisa është ajo është e intubuar. Edhe bebja në konsultim me gjinekologët na kanë thënë që është mirë”, tha më tej ajo.

SHKARKO APP