Si po faktorizohen serbët lokalë në Preshevë?
E diela e 28 janarit, në Preshevë, ishte një ditë specifike, jo vetëm për karakterin e saj të vikendit, por edhe për rëndësinë e procesit zgjedhor.
Pak kush ka pritur se në Preshevë, me përfundimin e rivotimit për zgjedhjet lokale në njësinë numër 5 në Preshevë dhe rezultatet preliminare, kësaj komune t’i kthehet periudha e ferrit të kuq komunist.
Beogradi përmes disa grupacioneve shqiptare arriti të siguroj dy ulëse për serbët pakicë në parlamentin lokal të Preshevës, i cili parlament jo më larg se në mandatet e kaluara ka qenë etnikisht shqiptar, diçka i rallë edhe në rajon.
Pakica minoritare serbe po faktorizohen në Preshevë dhe me dy këshilltarët e saj komunalë, do ta realizoj planin aksional për kthimin e serbë refugjatë nga Kosova, Kroacia e Bosnja, si dhe do të vendos se kush nga partitë politikë shqiptare do ta marrë qeverisjen lokale.
Prej zgjedhjeve të fundit të 24 dhjetorit 2017, Presheva do të flas ashtu siç e dirigjon Beogradi, përndryshe Kuvendi i saj komunal, nuk do të funksionoj kurrë normal, meqë këta dy këshilltarë të pakicës serbe, do ta prishin kuvendin kur të dëshiroj pushteti qendror, duke ia mbajtur krahun herë njërit bllok politik shqiptar e herë bllokut tjetër.
Po ashtu me fitoren e serbëve lokalë në Preshevë, mbeten me gishta në gojë dy parti politike shqiptare me zero votë: Partia e Naser Azirit UDSH dhe ajo e Nagip Arifit PD.
Rezultatet preliminare të rivotimit për zgjedhjet lokale nr. 5, në Preshevës, japin këtë pasqyrë të suksesit: APN – 225 vota; PDSH – 77 vota; UDSH – 21; LRPDSH – 64 vota; PVD – 164 vota; BDL – 14 vota; Lista Serbe – 41 vota; PD – 3 vota.
Në vijim po e japim në formë tabelare suksesin e partive politike gjatë procesit zgjedhor në Luginë të Preshevës.
Sevdail Hyseni