Si u rrah gazetari kosovar në emision Top Award (video)

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=kVWpFeiHa4w” width=”560″ height=”315″]

 Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në top Award, ku gazetari nga Kosova, Vlorijan Halili, i kanalit Klan Kosova dhe moderator i emisionit “Prive” është rrahur nga Mehmet Elshani, producent i On Records. Siç mësohet Vlorijan Halili ka dhënë versionin e tij të ngjarjes, gjatë emisionit që ai drejton, ku dhe ka treguar se si syrin i majtë i është nxirë nga dhuna. Ai thotë se Rinor Hykolli e ka goditur me shkelma e grushta. Sipas Halilit, dhuna ishte e paramenduar, pasi gazetari Prive ishte kërcënuar për një gjë të tillë dhe para fillimit të “Top Awards”.

“Kemi hyrë në hotel në orën 18:30. I jemi drejtuar ashensorit për të hyrë në dhomat tona. Aty ka qenë i pranishëm Meti me vëllanë e tij. Meti përshëndeti kameramanin, duke i thënë ‘Kalofsh mirë, se ti e meriton. Ai që ke ngat teje po lyp me u rreh’, por Halili thotë se e la me kaq, ”Nga ana ime e injorova këtë që tha, sepse nuk kam dashur të ngjall debat përpara se të ndodhte e gjithë ngjarja’.

Por më pas, pas përfundimit të Top Awards, një artikull i Prive ka bërë që konflikti të përshkallëzojë në dhunë, siç thotë Halili: ‘Unë po e lexoja lajmin për herë të parë sepse realisht, s’kisha pasur bateri gjatë gjithë kohës. Lexoj ‘Prezantuesit e Top Aëards në Red Carpet nuk e njohin Mozzik-un dhe Getinjo-n. Po edhe nëse do ta kisha bërë unë atë lajm, ajo ashtu ishte në të vërtetë; kjo ka dalë në transmetim dhe është dëgjuar, domethënë nuk është diçka që unë e kam shpikur’

Halili tregon sesi kanë nisur ta dhunojnë, Met Elshani dhe Rinor Hykolli: “Më afrohet Rinori dhe më drejton telefonin, duke më pyetur ‘çfarë do të thotë ky lajmi i Prive¬-së që e ke bërë ti?’

Unë i përgjigjem: ‘S’e kam bërë unë lajmin, por edhe po ta kisha bërë, çfarë?!’, Në këtë moment jam sulmuar prej Rinorit. Kur po tentoja t’ia ktheja Rinorit, më ka ardhur sulmi tjetër prej Metit, kur jam sulmuar me shkelma, grushte nga ata. Kameramani ynë është përpjekur të na ndajë. Kjo ngjarje ka zgjatur diku tek 7 minuta.’

Halili shprehet se shkaku i vërtetë i inatit të Elshanit me të, ka qenë një episod i hershëm me një kronikë, ku nuk ishte përfshirë artisti i On Records:

‘Mendoj se kjo ngjarje ka qenë e nxitur nga ato ‘inatet’ mes gazetarëve dhe menaxherëve të On Records, pasi një spektakli të ngjashëm me Top Aëards në Gjilan. Aty i morëm Mozzik¬ut një deklaratë të cilët nuk e transmetuam në televizion, sepse realisht Mozzik nuk kishte thënë asgjë, dhe nuk mund të shpenzonim minutazhin e kronikës me atë lloj deklarate pa kuptim. Aty ka nisur ‘inati’ ose ironia mes njëri-¬tjetrit, pse unë nuk e kisha transmetuar deklaratën. Por s’ka qenë diçka aq e madhe sa të përfundonim tek kjo që ndodhi’

Pas deklaratës së Elshanit se nuk e kishte rrahur gazetarin, dhe se Halili hynte në dhomën e ndërrimit për t’i fotografuar njerëzit nudo, Vlorijani është shprehur se Elshani po përpiqet të hedhë baltë mbi të, lidhur me një shaka që kanë bërë kur kishin një marrëdhënie miqësie:
‘Bëhet fjalë për një foto që unë i kam bërë Rinorit gjatë xhirimeve të videoklipit të Adelina Tahirit, ku ai ishte model. Asokohe kemi pasur një lloj miqësie unë dhe On Records, dhe pasi ka dalë nga xhirimet, unë i kam bërë Rinorit një fotografi ku ishte i zhveshur dhe i lyer në të zezë, të cilën ia kam dërguar Metit. Nuk ka asnjë lloj cënimi privatësie këtu, fotoja nuk është publikuar në asnjë media. Ka qenë një shaka mes grupit’.

‘Meti thotë se nuk më ka sulmuar por realisht, më ka sulmuar’, thotë Vlorijan Halili, duke theksuar se këngëtarja Kida e ka parë të gjithë ngjarjen nga xhami i hotelit, shkruan 360 grade.

SHKARKO APP