Sipas akademikut beogradas, Kosova më e pasur se gjithë pasuria e BE-së!
Kosova E Enjte, 8 Prill 2021 00:16
Barometri diplomatik
Prof.Dr.Mehdi HYSENI
Sipas akademikut beogradas, Kosova më e pasur se gjithë pasuria e BE-së!
S’ka dyshim se, sikur të gjithë kolonistët e tjerë serbomëdhenj, që së fundi e patën mbështetur regjimin çetniko-fashist barbar të Serbisë së Slobodan Milosheviqit për ripushtimin dhe për rikolonizimin e Kosovës shqiptare(1989-1999), edhe akademiku Matija Beqkoviq (njëri nga ideologët dhe mbështetësit më lojalë të regjimit çetniko-fashist antikroat, antimysliman boshnjak dhe antishqiptar), edhe sot, lufton që ta rikthejë Kosovën shqiptare nën sovranitetin kolonial të Serbisë, ashtu siç thotë Kushtetuta e Serbisë (2006), si dhe Platforma më e re për Kosovën, e hartuar nga presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq, e cila, së shpejti, këto ditë, do të miratohet nga qeveria e Serbisë.
Këtë të vërtetë, para ca ditësh e ka pohuar, edhe akademiku serbomadh, Matija Beqkoviq, se: “ Pasuria e Kosovës vlen më shumë se krejt BE-ja. Nuk mendoj në vlerën shpirtërore, e cila është e paçmueshme, por në vlerën materiale, e cila, leht mund të llogaritet. Dhe, askush nuk mund të na japë më shumë sesa të na marrë.” (http://www.blic.rs/Vesti/Politika/555017/Matija-Beckovic-Ako-Vucic–kaze-ne–Putinu-bice–novi-Tito).
Në këtë pikëvështrim, akademiku beogradas Beqkoviq ka plotësisht të drejtë, sepse ky është shkaku kryesor, pse, edhe sot, pas pavarësimit të Kosovës (17 shkurt 2008) Serbia “vajton” dhe harton plane, platforma, memorandume, kurtha dhe gracka ndër më të rafinuarat dhe më të rrezikshmet, që krahas Rusisë, të përfitojë, edhe aleatë të tjerë të fuqive të mëdha evropiane për të rikthyer sovranitetin kolonial të saj në Kosovë, ashtu siç dikton Kushtetuta në fuqi e Serbisë (2006), si dhe Platforma më e re e presidendit të Serbisë, Tomislav Nikoliq, dorëzuar qeverisë së kryeministrit Aleksandar Vuçiq, e cila, së shpejti pritet të miratohet nga qeveria e Serbisë.
Kjo është një e vërtetë e pakontestueshme se Kosova është shumë e pasur. Dhe, vërtet, sikur Kosova të mos zotëronte një pasuri me rezerva të shumta nëntokësore, sigurisht se okupatorët dhe agresorët serbë, kurrë nuk do e kolonizonin Kosovën me forcë dhe me gjenocid (1912-1999).
Pra, ky është shkaku dhe motivi kryesor, pse Kisha Ortodokse, politika, shkenca dhe propaganda serbe janë shërbyer me teza falsifikatore historiografike, etnike dhe gjeopolitike, gjoja se Kosova “është djepi i Serbisë”, duke u thirrur në emër të rremë dhe të falsifikuar të kishave dhe të manastireve të “tyre” në Kosovë, të cilat janë ngritur mbi muret dhe mbi rrënojat e kishave dhe manastireve ilire shqiptare, vetëm për të shpërfytyruar identitetin religjoz, mitilogjik, etnik, historic, gjeopolitik dhe kulturor të kombit dhe të atdheut shqiptar.
Ku ishte deri më sot, akademiku Beqkoviq?
Pse këtë të vërtetë nuk e pohoi para më se gjysmë shekulli (1945-1999) në kohën e regjimit titoist, as në dhjetë vitet e regjimit kriminel gjenocidal të Slobodan Milosheviqit (1989-1999)?
– Përgjigjja është e thjeshtë, sepse atëbotëbotë Kosova nuk ishte e rrezikuar, por ishte koloni e dyfishtë nën Serbi dhe nën Jugosllavi. Si rrjedhim e tërë pasuria e saj e madhe për çdo vit ndërtonte nga një qytet të ri modern jo vetëm në territorin e Serbisë, por në gjithë territorin e Jugosllavisë (nga Trigllavi në Slloveni deri në Gjevgjelinë e Maqedonisë), si dhe siguronte të gjitha të ardhurat, zhvillimin dhe përparimin e ekonomisë, të tregtisë, investimin dhe ndërtimin e indujstrisë së rëndë dhe të lehtë etj. Ndërkaq, Kosova sipas ligjeve serbo-federative , trajtohej si rajon i pazhvilluar dhe i varfur në shkallën serbo-jugosllave, të cilës i akordonin “ndihma sociale”, duke e lënë me qëllim, të pazhvillar, sepse e dinin, që kjo, një ditë, do të dilte nga kthetart e sundimit dhe të shfrytëzimit të egër kolonial serbo-jugosllav. Dhe, vërtet, pas një shekulli, me shembjen e Murit të Berlinit (nëntor 1989), me ç’rast u zhbë perandoria e kuqe totalitare socialiste-komuniste-BRSS-ja si superfjuqi botërore, me agresion, me tanke, me terror, me vrasje dhe me gjenocid, regjimimi barbar çetniko-fashist (paramilitar, militar dhe policor) i Serbisë së Slobodan Milosheviqit e rikolonizoi Kosovën shqiptare. Mirëpo, së fundi, e humbi përgjithmonë për shkak se shqiptarët, të organizuar në lëvizjen e përgjithshme të rezistencës gjithëpopullore me në krye UÇK-në së bashku me Amerikën dhe me NATO-n, ia kthyen pushkën, topat dhe tomahovkat, e bombarduan, e ndoqën me ”bisht ndër këmbë” dhe e detyruan të kapitullonte Serbia në Kosovë (24 mars – 12 qershor 1999).
-E, tash, post festum (pas 15 vitesh) në momentin më kritik për Serbinë, e cila, duhet të vendosë, nëse do aderim në BE-, nolens volens, është e detyruar , që të pajtohet me fatin-realitetin, që ta njohë Republikën e Kosovës, ndryshe nuk do të ketë BE për të.
Pikërisht, akademiku shovinist Beqkoviq, duke e parë se, Serbia ndodhet në potezin “shah-mat” para BE-së, i sugjeron qeverisë së Serbisë, se me hyrjen në BE, më shumë do të humbiste sesa do të fitonte ngaqë humbja e Kosovës për të, do të ishte një “gur i rëndë në qafë” për serbët dhe për Serbinë, sepse sipas tij, hyrja e Serbisë në BE, pa Kosovën, është humbje e pakompensueshme, nuk vlen asgjë, sepse Serbia, përgjithmonë, do të humbiste “identitetin”, siç “njihej dikur moti me varret e trimave të saj. E, kush ka besuar se në Kosovë nuk do të ketë më trima serbë e as varre të tyre”.
Edhe kjo tezë vajtuese e Beqkoviqit është e papranueshme (pavarësisht nga dëshira e tij iluzioniste, që Serbia, edhe më tej ta “kulloste” Kosovën si “livadh” të saj), sepse Serbia me me hyrjen e saj në BE, nuk do të humbiste Kosovën, por vetëm një koloni të saj 100-vjeçare (1912-1999), e cila, kurrënjëherë nuk ka qenë pronë legale e Serbisë, as e serbëve, por e Shqipërisë Etnike dhe e shqiptarëve.
Me këtë realitet të gjenealogjisë së Kosovës shqiptare, duhet pajtuar, jo vetëm akademikët beqkoviqë, liderët politikë-drejtues të Serbisë: Tomislav Nikoliq(president), Aleksandar Vuçiq (kryeministër) dhe Ivica Daçiq (nënkryeministër dhe ministër Jashtëm), por edhe liderët politikë të Kishës Ortodokse Serbe, të cilët së bashku me mitropolitin e tyre Slavko Gavriloviq-Irinej, edhe sot, pas pavarësimit të Kosovës shqiptare, me “këngët” e tyre liturgjike dhe me fjalimet e deklaratat e tyre politiko-propagandistike të rreme dhe falsifikatore antishqiptare po e gënjejnë dhe po e mashtrojnë popullin serb, Ballkanin, Evropën dhe botën, se Kosova “është koka, djepi dhe zemra” e Serbisë!?
Sipas Irinejt :“Srbia pa Kosovën, është një trup pa kokë, pa zemër dhe pa shpirt”!!!
Kështu, për t’i “trimëruarz” kolonët e minoritet serb në Kosovë, ka deklaruar “politikani i hollë” dhe “engjulli i butë” serbomadh, Irineji, me rastin e kremtimit të Vidovdanit në Gazimedstan dhe në Graçanicë, më 28 qershor 2011, se “Srbia pa Kosovën, është një trup pa kokë, pa zemër dhe pa shpirt”!?( http://www.vesti-online.com/Vesti/Srbija/147519/Bez-Kosova-smo-kao-telo-bez-glave)
-Gënjeshtër dhe falsifikat “më original” historik, religjioz, politik, propagandistik , poetik dhe mitologjik –credo quia absurdum ky, i sajuar nga “politikani” dhe “engjulli” Irinej, nuk kam pasur rast të lexoj deri tash, kur është fjala për mohimin e identitetit shqiptar të Kosovës së Shqipërisë Etnike.
Kjo është gënjeshtra, manipulimi, falsfikimi dhe mashtrimi më i madh shumëshekullorë (1389-2015), që i është bërë popullit serb, historisë së Ballkanit, historisë së Evropës dhe historisë së gjithë botës, një pjesë e së cilës, fatkeqësisht, edhe sot jeton, duke i besuar historisë falsifikatore të kuazishkencës, të shtetit dhe të Kishës Ortodokse Serbe, se gjoja në Kosovë, Serbia “po e mbron krishterimin sllavo-biznatin”!?
Ky është mashtrimi më skandsaloz dhe më i pafalshëm i historiografisë së rreme serbomadhe, që i është bërë Evropës dhe botës nga ana e shtetit, e kishës dhe e kuazishkencës serbe (1389-2015), me qëllim që shqiptarët t’i demonizojnë dhe t’i fajësojnë para botës si “shkatërrimtarë” të kulturës dhe qytetërimit të krishter sllavo-bizantin, duke i paraqitur si të “egër”, të “paemancipuar” dhe si “nomadë”, të ngulitur dhe të degdisur nëpër “tokat e sllavëve “të Ballkanit, pa rrënjë dhe pa lozë gjenetike të etnisë, të gjuhës, përkatësisht të kombit, të atdheut dhe të shtetit të tyre, që daton qysh nga epoka e pellazgëve, e ilirëve dhe e romakëve të lashtë.
Ja, kjo është sëmundja shekullore psikopatologjike dhe mitologjike dhe paranoja kolektive serbosllave ballkanike, që shkaqet e dështmeve të tyre i kërkojnë në të kaluarën e tyre të errët mesjetare, të falsifikuar brez pas brezi, që nga shekulli VII, kur për herë të parë kanë shkelur në tokat e buta të Gadishullit Pellazgo-Ilirik, ku gjetën shqiptarët e lashtë, me histori, me gjak, me gjuhë, me etni dhe me territoret e tyre autoktone, të trashëhguara nga pellazgët dhe ilirët me në krye Aleksandrin e Madh dhe me Teutën…etj.
Mirëpo, historia faktografike objektive flet krejtësisht ndryshe, duke përgënjeshtruar në tërësi tezat e ndërruara të kolonialistëve shekullorë serbomëdhenj, se gjoja, siç është shprehur mitropoliti Irinej, me rastin e inaugurimit të tij si kryepeshkop serb në Beograd, më 23 janar 2010 : “Kosova gjithmonë ka qenë serbe, është Jerusalemi serb”!?( http://www.novosti.rs/vesti/naslovna/aktuelno.69.html:263169-Pomoci-drzavi-da-sacuva-Kosovo).
Përkundrazi, Kosova-Dardania, që nga koha e pellazgjisë dhe e Ilirisë, ishte e banuar me shqiptarë, të cilët si etni, identifikohen që në shekullin II, para erës së re. Ndërkaq, hordhitë sllave të Irinejt, me dyndjet dhe me barbaritë e tyre (vërtet si helmues dhe shkatërrues të kulturës dhe të qytetërimit perëndimor), pushtojnë dhe kolonizojnë tokat e buta të Ballkanit, së këndejmi edhe Dardaninë shqiptare.
Së fundi, pavarësisht nga ambiciet dhe pretendimet territoriale të Serbisë, që ta copëtojë Kosovën në kantone serbe, si dhe Veriun e saj, t’i bashkngjesë Serbisë si entitet serb sipas modelit të “Repubika srpska” të Bosnjës, nuk mund të pranohet si këshillë e mirë dhe e dobishme teza më e re politike e akademikut Matija Beqkoviq, që e thërret kreun e politikës shtetërore të Serbisë, të “mos hyjë në BE pa Kosovën”.
Mirëpo, megjithatë, akademiku Beqkoviq shpreh dyshimin se, një kryeministër i qeverisë së Serbisë, siç është Aleksandar Vuçiq, do ta ketë atë guxim dhe atë aftësi politike dhe diplomatike të Titos, që t’i thoshte Vladimir Putinit (presidentit të Rusisë) “NJET”, nuk duam Rusi, por Evropë, ashtu siç ia bëri dikur Tito –Stralinit, “atëherë Vuçiqi ose një tjetër, do të ishte një Tito i ri” .
Edhe nga ky konstatim i Beqkoviqit, rezulton se, ai është tejet i vetëdijshëm se , Serbia e ka humbur përgjithmonë Kosovën-koloninë 100-vjeçare të saj. Mirëpo, është kontradiktor dhe aspak realist, që nuk e këshillon drejt udhëheqjen e Serbisë, që ta njohë Republikën e pavarur të Kosovës, kur e di se, ky realitet, nuk ka kthim prapa, duke qenë se deri tani Kosovën e kanë njohur 1o9 shtete të OKB-së.
Së fundi, nuk përjashtohet mundësia, që të shpërthejë lufta e tretë botërore, për shkak të kërcënimeve dhe pretendimeve të vazhdueshme kolonialiste të Serbisë ndaj territorit të Kosovës, por Kosova nuk do të jetë më kurrë pronë koloniale e Serbisë, as e serbëve . Këtë do të duhej ta mbante parasysh edhe akademiku serbomadh Matija Beqkoviq, para se ta këshillonte treshën drejtuese të Serbisë: Tomislav Nikoliq, Aleksandar Vuçiq dhe Ivica Daçiq, se gjoja për Serbinë, më mirë do të kishte qenë dhe, më shumë do të kishte fituar, sikur të rreshtohej në aleancën tradicionale të amalgamës sllave me në krye Rusinë (duke parë ëndrra të kota, se Moska do ta ndihmonte Beogradin, që të rikthente Kosovën nën sundimin kolonial paraprak të Serbisë 1912-1999-MH), sesa me atë Perëndimore të BE-së nga e cila "Serbia më shumë do të humbsite sesa do të fitonte" ngaqë në këtë rast, Serbia dhe serbët, do të duhej të "përshëndeteshin" përgjithmonë me Kosovën. -Po, nuk mund ndryshe, sepse çdo sundim kolonial (sado i gjatë dhe i egër qoftë ai) ka edhe fundin e tij, ashtu siç ka ndodhur me shumë koloni në Afrikë, në Azi dhe në Amerikën Latine etj.