Situata e COVID-19 në Kosovë, 1 viktimë dhe 13 raste të reja në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit në Kosovë është regjistruar një viktimë nga COVID-19. Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 13 raste të reja të infektuara me këtë virus.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë. Sot janë shëruar 20 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.346.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë
31 Tetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Nga 2.138 testime, 13 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 20 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.346. Në total numri i rasteve aktive është 439.

SHKARKO APP