Situata “jashtë kontrollit”, ja çfarë nevojitet për të hyrë në Kosovë
Duke nisur që prej datës së nesërme (30 gusht) deri më datën 13 shtator, do të hyjnë në fuqi masa të reja për hyrjet dhe daljet në pikat e kalimit kufitar.
Çdo person që do të hyjë në republikën e Kosovës do të duhet të ketë një certifikatë vaksinimi, ose një test Rt-PCR negativ, ose dëshmi se personi ka kaluar Covid-19, ose test i shpejt antigjen negativ.
Nga kjo kërkesë do të bëhet edhe përjashtime për qytetarët të cilët do të hyjnë në Kosovë përmes aeroportit apo pikave kufitare tokësore.
Autoritetet në Kosovë raportuan sot se 36 persona kanë humbur jetën si pasojë e covid. Ky është numri më i lartë i viktimave, që prej fillimit të pandemisë në mars të vitit 2020 dhe nga ana tjetër Kosova zë vendin e parë për humbje jete nga covid.