Situata me Covid në Kosovë, zbardhen të dhënat zyrtare për 24 orët e fundit
Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë nuk është regjistruar asnjë viktimë nga COVID-19. Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 14 raste të reja të infektuara me këtë virus.
Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.
Sot janë shëruar 61 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.083.
Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:
20 Tetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 6.705 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.514.370 doza të vaksinës.
Deri më sot 681.450 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 2.140 testime, 14 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes
Sot janë shëruar 61 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.083.
Në total numri i rasteve aktive është 515.