Situata në Kosovë, deklarata e kryeministrit pas kthimit nga Brukseli: Ç’do të ndodhë me dialogun Prishtinë – Beograd
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti lajmëroi sot në një konferencë për media se takimi mes përfaqësuesve të Serbisë dhe Kosovës është shtyrë për një datë sa më të afërt, për shkak të situatës së krijuar pas aktakuzave të ngritura ndaj Presidentit Thaçi dhe ish-kryeparlamentrit Veseli.
Hoti nënvizoi faktin se përveç dialogut, nuk ka asnjë alternative tjetër me Serbinë.
Kjo konferencë erdhi pas vizitës së tij në Bruksel.
“Jemi dakordësuar ta shtyjmë për një datë tjetër takimin, që do ndodhë së shpejti.
Axhenda e atij takimi mbetet e njëjtë që t’i japë shtysë dialogut, që të ndryshojë komplet gjendjen ekonomike të dy vendeve në rajon”, tha Hoti.