Situata në Kosovë, shënohen 14 raste me COVID, humbin jetën 2 pacientë
Në 24 orët e fundit në Kosovë janë shënuar 2 viktima dhe 14 raste të reja me COVID. Ministria e Shëndetësisë në Kosovë bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 74 qytetarë, ndërsa kanë marrë vaksinën 9.795 persona.
Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë
11 Tetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 9.795 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.456.845 doza të vaksinës. Deri më sot 632.567 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 1.153 testime, 14 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 2 raste të vdekjes.
Sot janë shëruar 74 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156.333. Në total numri i rasteve aktive është 1.095
Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB Mbani maskat! Respektoni distancën! Mbani higjienën!