Situatë alarmante në Kosovë, 100 të vdekur nga Covid për katër ditë

Situata e pandemisë në Kosovë vijon të jetë e rëndë. Brenda katër ditësve 100persona kanë humbur jetën si paosjë e Covid.

Të hënën u shënuan 20 viktima, të martën 26, të mërkurën 22 dhe të enjten 32 raste.

Ndërsa për këto katër ditë janë infektuar 5 mijë e 821 qytetarë me COVID-19.

Kjo ka bërë që spitalet pothuajse të stërmbushen me pacientë, teksa institucionet shëndetësore kanë ngre alarmin për shtimin e kapaciteteve spitalore.

Pas situatës alarmante me të infektuar liderët politikë po kërkojnë që fushata zgjedhore për zgjedhjet e lokale e paraparë të zgjatë 1 muaj të shkurtohet në 5 ose 10 ditë maksimumi.

SHKARKO APP