S’ka dritë jeshile për takimin Kurti-Vuçiç në shtator
Nuk ka dritë jeshile për dialogun mes Serbisë dhe Kosovës. Bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel nuk po shkojnë në drejtimin e duhur.
Udhëheqësi i delegacionit të Prishtinës për dialogun, Besnik Bislimi, thotë se gjatë këtij muaji nuk do të ketë takim mes kryeministrit, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.
“Nuk ka përparim të mjaftueshëm të prekshëm për të organizuar një takim të udhëheqësve”, u shpreh ai në përfundim të takimit me delegacionin e Beogradit në selinë e Komisionit Europian.
Diskutimi kryesor mes palëve u përqendrua vetëm tek çështja e të pagjeturve të luftës.