S’ka marrëveshje për qeverinë. Albin Kurti kërkon mbledhjen e Kuvendit

Me kërkesë të kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit, të premten do të mblidhet kryesia e Kuvendit për të caktuar seancën parlamentare ku do të votohet qeveria e re.

Mbledhja e Kuvendit pritet të ndodhë pa një marrëveshje për krijimin e qeverisë mes VV -LDK.

Në njoftimin e nisur për media u bë e ditur se kjo u bë me kërkese të kreut të LV-së, Albin Kurtit. “Kërkesa e kandidatit për Kryeministër, z. Albin Kurti, për thirrjen e seancës plenare të Kuvendit për votimin e përbërjes së Qeverisë së Republikës së Kosovës”, shkruhet në njoftim. Mbledhja e kryesisë sot do të mbahet të premten në ora 09:00.

SHKARKO APP