S’ka marrëveshje për qeverinë në Kosovë

Lëvizja Vetëvendosje zyrtarisht njofton se as pas takimit të sotëm në Kuvendin e Kosovës me LDK’në nuk kanë arritur marrëvrshje për formimin e Qeverisë.

Sot pasdite, në Kuvendin e Kosovës u mbajt edhe një takim ndërmjet LVV dhe LDK. Nuk u arrit marrëveshja”,- thuhet në njoftimin e VV-së.

Një takim i radhës do të ndodhë nesër, në të cilin do të marrin pjesë edhe përfaqësuesit e QUINT’it (Amerikës, Gjermanisë, Britanisë së Madhe, Francës dhe Italisë). “Palët u pajtuan që nesër të zhvillohet një takim tjetër bashkë edhe me ambasadorët e Quint-it në Prishtinë si dhe me Shefen e Misionit të BE-së”, thuhet në njoftim.

SHKARKO APP