S’ka marrëveshje, VV refuzon ofertën e fundit të LDK-së
Lëvizja Vetëvendosje, e ka refuzuar edhe ofertën e sotme të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Në takimin që përfundoi para pak minutash, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, shpalosi një ofertë për Lëvizjen Vetëvendosje.
Burime të Gazeta Blic, brenda takimit, kanë bërë me dije, që Mustafa, i ka thënë Kurtit, se mund të ketë marrëveshje, vetëm në qoftëse presidenti i takon LDK-së dhe në momentin kur të zgjidhet ky post, LDK t’ia kthejë VV-së një ministri.
Por, që këtë ofertë e ka refuzuar kreu i VV-së, Albin Kurti.“Ende qatu jemi të bllokuar, te cështja e presidentit. Isa e dha propozimin që kur ta merr LDK presidentit, i kthehet një ministri VV-së, pra bëhen 6 me 4.
Por, që s’ka pajtim ende nga VV për këtë ofertë”, i ka thënë ky burim Gazetës Blic.
Gazeta Blic raportoi më herët lidhur me këtë ofertë, duke thënë se Isa Mustafa i ka shkuar në takim Albin Kurtit, me idenë që pas zgjidhjes së postit të presidentit, të ndahen ministritë katër për LDK-në dhe gjashtë për Vetëvendosjen.