Skandal, e mitura përdhunohet nga mësuesi e polici dhe më pas aborton

Pas historisë tronditëse në Kavajë, një tjetër vajzë është viktimë e abuzimit seksual por këtë herë në Kosovë. Vendi është tonditur nga historia e përdhunimit të një 16-vjeçareje, të cilën e bën edhe më të rëndë fakti që kalvarin e vajzës e ka thelluar më shumë pikërisht personi që duhej ta ndihmonte. Nxënësja nga Drenasi ishte abuzuar nga mësuesi i saj dhe kishte shkuar në polici të denonconte ngjarjen. Tmerri i saj vetëm sa kishte filluar. Hetuesi Vesel Veseli kishte marrë deklaratën, e kishte fotografuar të zhveshur dhe pas ekspertizës mjekoligjore e kishte shantazhuar, që ta detyronte të kryente marrëdhënie me të.

Makthi i 16-vjeçares do të vazhdonte për një vit. Vajza mbeti shtatzënë me abuzuesin e saj, i cili e ka detyruar të abortojë në klinikën e një mjeku gjinekolog, Femi Ahmeti, në Prishtinë. Sot, të tre këta njerëz po paguajnë faturën e veprimeve të tyre. Hetuesi 50-vjeçar u vu në pranga të martën, ndërsa ishte media kosovare “Insajderi” e cila informoi Prokurorinë për rastin e rëndë, duke vënë në lëvizje mekanizmin e drejtësisë.

Vajza, që kishte menduar vetëvrasjen, kishte shkuar për konsultim te një avokat dhe ky i fundit, me anë të një letre anonime, ka informuar “Insajderin” mbi këtë ngjarje të rëndë. Klinika e mjekut që kreu abortin është bastisur nga forcat e rendit, ndërsa kryetari i Bashkisë së Drenasit sqaroi se edhe mësuesi Shkëlzen Gjekaj është pezulluar. “Menjëherë, duke respektuar legjislacionin në fuqi, Drejtoria e Arsimit ka pezulluar nga puna mësuesin. Ne si institucion do të ngrejmë padi në hetuesi ndaj tij, ndaj të cilit do të ketë edhe procedurë disiplinore”, tha kryetari i Drenasit. Nëna e viktimës rrëfeu për “Klan Kosovën” se e dinin për abuzimin e mësuesit, por jo për atë të policit. Abuzimi i të miturës ka shkaktuar një valë të gjerë indinjate në Kosovë, ku për këtë ngjarje janë organizuar këtë të enjte edhe protesta.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?