Skandal: Kapen mbi 1500 kg mish i prishur në Kosovë
Në bazë të urdhëresës te lëshuar nga gjykata, njësitë policore se bashku me inspektoret e AUK, kanë kryer kontrolle në tri thertore në Pejë, ku u gjetën mbi 1500 kg mish i prishur.
Gjatë kontrollit është gjetur dhe konfiskuar fillimisht një sasi mishi rreth 900 kg i cili mish ne baze te raporteve te inspektorëve të AUK-ut, nuk i ka plotësuar kushtet ligjore që të nxirret në treg. Mishi i konfiskuar është asgjësua.
Pas kësaj, inspektime pati edhe në një thertore tjetër në Pejë, ku u gjetë goxha mish i prishur.
Gjatë kontrollit është gjetur dhe konfiskuar sasi mishi rreth 520 kg, i cili mish në bazë të raporteve të inspektorëve të AUK-ut, nuk i ka plotësuar kushtet ligjore që të nxirret në treg. Mishi i konfiskuar është asgjësuar.
Ndërkaq, krejt në fund u kontrollua edhe një tjetër thertore, ku Policia bashkë me inspektorët kanë gjetur dhe konfiskuar sasi mishi rreth 110 kg i cili mish në bazë të raporteve të inspektorëve të AUK-ut, nuk i ka plotësuar kushtet ligjore që të nxirret në treg. Mishi i konfiskuar është asgjësua.
Ndryshe, vitin e kaluar në Kosovë kishte plasur skandali me mishin e prishur që u zbulua nga mediat.