Skandali i lobimit për ndarjen e Kosovës. Flet emblema e PS-së, Ditmir Bushati: Qeveritë në Prishtinë kanë paguar për tezat e Sebisë

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka reaguar pas publikimit të investigimit të dytë nga BIRN mbi lobimin për ndarjen të territorit të Kosovës me para të shtetit kosovar.

Ditmir Bushati tha se lobistët e përfshirë kanë dobësuar pozicionin e Kosovës në dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë.
“Jeta Xharra zbulon tjera lobime për shkëmbim territoresh dhe kundër Gjykatës Speciale. Fatkeqësisht, qeveritë janë rrëzuar njëra pas tjetrës, lobistët janë paguar të sjellin tema nga pluhuri i arkivave të Serbisë në tryezën e bisedimeve dhe media duke dobësuar ndërkombëtarisht pozicionin e Kosovës”, shkruan Ish-ministri Bushati në rrjetin social Twitter.

Pas largimit të Bushatit si ministër, në median shqiptare dhe të huaj, u tha se shkak ishte bërë çështja e ndarjes së Kosovës, ku ish-ministri kishte qenë fare hapur kundër copëtimit të Kosovës.

Agjensia e lajmeve BIRN ka publikuar sot një tjetër shkrim ku jepen dëshmi të reja të lobimit të institucioneve të Kosovës për shkëmbim territoresh me Serbinë.

Sipas BIRN, një gazetar i gazetës franceze “Le Monde” ka deklaruar që Ambasadori i Kosovës në Francë, Qëndrim Gashi, personalisht ka lobuar për shkëmbim territoresh. Ndërsa një akademik amerikan ka zbuluar se si Hashim Thaçi i ka kërkuar atij që të përgatisë një studim në mbrojtje të këtij plani për shkëmbimin e territoreve.

Akuzat se Presidenti Thaçi me Presidentin serb Vuçiç, të mbështetur edhe nga kryeministri Rama, po punojnë prej kohës për copëtimin e Kosovës i ka deklaruar edhe ish-kryeministri Haradinaj, sikurse edhe Albin Kurti. Të dy këta si kryeministra të larguar për lobimin e fortë në mbrojtje të unitetit tokësor të Kosovës.

Realisht qeveria e re e sotme në Kosovë u zgjodh në shërbim të idesë së pazarit me Serbinë. Andi Bushati ka shkruar në facebook se “tani Esad Pash Toptani (që njihet si shitës i trojeve shqiptare) do të ketë emrin Abdullah”. Duke nënkuptuar kryeministrin e sotëm në Kosovë.

https://arkiva.kohajone.com/birn-thaci-kerkoi-studim-per-ndarjen-e-kosoves-deshmi-te-reja-rreth-lobimit-me-para-te-buxhetit-per-copetim-te-territorit/

SHKARKO APP